Trajneri Valverde i mrekulluar nga Mesi, do të ketë tjetër si Leo..

599 ndeshje – 523 gola, Leo Messi është afër paraqitjes së 600 me fanellën e Barcelonës.

Ndeshja me Sevillan do të jetë e veçantë për Lionel Messin, që do të kapë shifrën e 600 paraqitjeve me fanellën e Barcelonës.

30 vjeçari bëri paraqitjen e parë me katalunasit në tetor të vitit 2004 duke u shndërruar në një ndër lojtarët më të mirë në histori të futbollit.

Messi ka shënuar 523 gola për Barçën në të gjitha ndeshjet – golin e parë e realizoi kundër Albacetes në maj në vitin 2005.

“Është e jashtëzakonshme”, tha trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde. “Të arrish kaq shumë paraqitje vetëm për një klub, dhe të shënosh gola siç ai bën e po ashtu edhe asiste dhe të tregojë atë që ka bërë përgjatë viteve (paraqitje), thjesht nuk kam fjalë të përshkruaj atë”.

“Kjo tregon se sa i rëndësishëm është Messi për këtë klub. Nuk besoj se ndonjëherë do të ketë një tjetër lojtar si ai. Nuk janë vetëm numrat (që janë impresiv) por për gjithçka që ka ofruar në këto ndeshje”, shtoi Valverde.