Toleranca zero ndaj dhunë, por jo kur ndodh në korridoret e stadiumit

Futbolli shqiptar u detyrua të pinte një tjetër “dozë helmi”, kur fundi i ndeshjes kur u nderua i paharruari Ali Mema, u kthye në një arenë sharjes dhe boksi. Pak rëndësi ka se gjithçka u mbyll për 1 minutë, pasi “luftëtarët” ishin në “Selman Stërmasi”, në mes të Tiranës, rëndësi ka që dhuna sfidoi rëndshëm tryezat qeveritare dhe ndërinstitucionale, si dhe “aksionet” e “fushatat” kundër saj. Dhuna deklaroi qartë se do të vazhdojë të bëjë si të dojë, nëse do t’i paraqitet rasti, apo nëse do të jetë nevoja. Tashmë, pritet që kur të përkufizohet dhuna, të mos kihet parasysh ajo që ndodh në korridoret e stadiumeve, madje do të merren masa që sa më pak stadiume të kenë kamera, siç ndodhi në “Selman Stërmasi”.

Sfidanti.al