Tamam skenar filmi: Totenhemi kishte vetëm një për qind shanse!

Nëse do të duhet që të shkruhet skenar për ndonjë film mbi futbollin, definitivisht ai duhet të përshkruajë sezonin e sivjetëm të Totenhemit që midis të gjithë ekipeve të tjerë kishte shansin më të vogël që të dilte ne finale të Ligës së Kampioneve (LK), por në fund, mbas një ndeshjeje thriler të pazakontë, ai siguroi “vizën” për në finalen e madhe të Madridit (1 qershor), ku në “Vanda Metropolitano” do të ketë përballë Liverpulin.
Totenhemi ka një trajner fantastik si Maurisio Poçetino, në portë – kampionin e botës, Ugo Loris, një tandem të shkëlqyer stoperash belgë, Tobi Aldervireld e Jan Vertongen, pjësëtarët e përfaqësueses angleze, mbrojtësit Tipie e Rouz, një yll sumues si Hari Kejn, “punëtorin” e palodhur Son, kreativin Eriksen, luftarakun Dele Ali…, por, megjithatë, askush nuk i jepte këtij ekipi shans që të luante në finale të LK-së.
Në fakt, shumëkush dyshoi, nëse ky ekip do ta kalonte fazën e grupit, ku ai u ndodh bashkë me Barcelonën, Interin e Aind’hovenin. Totenhemi doli i dyti në grup dhe përmes “vrimës së gjelpërës” kaloi në 1/8-tën e finaleve, duke patur po aq pikë sa Interi, të njëjtin golaverazh dhe të njëjtin rezultat në duelin e ndërsjellë, kështu që vendosen tre golat më shumë në konton e tij.
Dhe atëkohë nisi koha e përrallës: fillimisht ai mposht Borusian e Dortmundit, ndërsa më pas në një ndeshje thriler kaloi Mançester Junajtidin dhe tani në një ndeshje epike edhe Ajaksin e Amsterdamit. Dhe të gjithë këtë Totenhemi e bëri pa harxhuar qoftë edhe një cent gjatë dy sezoneve të kaluar të transferimeve dhe duke e patur të dëmtuar yllin kryesor të ekipit, Hari Kejn.
Sfidanti.al