Suprizë historike !!!Meksika triumf heroik ndaj Gjermanise kampione

Meksika shkakton ndoshta surprizen me te madhe ne Boterorin e Rusise. Skuadra e trajnerit debutues Osorio, mposhti Gjermanine kampionen ne fuqi te botes qe pretendon titullin e dyte radhazi boteror.

1-0 ishte rezultati  me te cilin skuadra e vendit te sombrerove arriti te triumfoje ndaj Panzerave te Joakim Lev duke bere historine pasi Meksika regjistroi fitoren e pare ndaj Gjermanise.

Ishte minuta e 31 qe vendosi fatin e takimit per meksikanet me ane te Lozanos qe mposhti portierin Nojer te rikthyer ne fushat e lojes pas 8 muajsh. Ishte nje ndeshje e luajtur me ritem te larte sidomos ne pjesen e pare pasi si Gjermania ashtu edhe Meksika krijuan disa raste shenimi. Ajo i shfrytezoi me mire keto raste ishte pikerisht skuadra meksikane me Lozanon. Ne pjesen e dyte, Gjermania ishte me kerkuese ne loje dhe shtoi sulmet ne porten e Oçoas.

Ne fund perpjekjet rezultuan te kota, sepse rezultati mbeti 1-0 deri ne fershellimen e fundit te arbitrit dhe festa ishte e gjitha per tifozet meksikane.

Sfidanti.al