Strakosha në finale me Lacion, pret Berishën e Gjimshitin

Mund të jetë një finale shqiptarësh ajo e Kupës së Italisë. Lacio ia doli që të kualifikohej, dhe bashkë me të portieri Tomas Strakosha dhe mesfushori Riza Durmishi. Padyshim, edhe drejtori sportiv, Igli Tare. Fitorja 1-0 në fushën e Milanit ishte e merituar dhe u arrit falë golit të Hoakin Korreas në minutën e 58-të. Skuadra kryeqytetase ndoshta nuk do ta arrijë dot kualifikimin për në Champions, por Kupa e Italisë vazhdon të jetë një kompeticion i dashur për të. Portieri kuqezi bëri pritje vendimtare duke qenë i rëndësishëm për ekipin e trajnerit Inzagi.

Tomas Strakosha dhe shqiptarët e tjerë të Lacios, presin kundërshtarin në finale, dhe ai mund të jetë Atalanta e dy shqiptarëve të tjerë, portierit të kombëtares Etrit Berisha dhe e mbrojtësit po të kombëtares, Berat Gjimshiti. Atalanta do të luajë në gjysmëfinale ndaj Fiorentinës.

Sfidanti.al