Stoiçkov: Nejmari – “bombë”, por në dhomën e zhveshjes!

E ardhmja e Nejmarit vazhdon të jetë objekt spekulimesh dhe, krahas Barcelonës, si destinacion i ardhshëm i këtij futbollisti brazilian po përmendet edhe Reali. Mundësinë që ai të kthehet ne “Kamp Nou”, e komentoi edhe ish-futbolisti i njohur i Barçës Hristo Stojçkov që konsideron se klubi katalonjas nuk ka nevojë për Nejmarin.

“Barcelona nuk ka nevojë për Nejmarin. Atje nuk ka më vend për të, pasi vendet janë zënë nga Mesi, Grizmani, Suarezi dhe Dembele. Ai do të ishte vetëm një ‘bombë’ në dhomën e zhveshjes, ku do të mund të shpërthejë në çdo moment! Unë vetë nuk dua ta shoh atë përsëri te Barcelona”, deklaroi futbollisti legjendar bullgar.

Sfidanti.al