Statistika nuk gënjen: Pogba më shumë ecën sesa vrapon në fushë…

Pol Pogba ecën me hap më shumë sesa çdo mesfushor tjetër në fushë në Premier Ligë? Po dhe këtë e thotë një statistikë interesante që ka bërë Skaj Sporti, sipas të cilit Pogba, midis të gjithëve mesfushorëve të Premier Ligës dhe të tillë janë 79, e kalon më shumë kohën, duke ecur në fushë!
Në fakt, Pogba, njëfarë kohe, mbasi iku trajneri i mëparshëm i Mançester Junajtidit, Zhoze Murinjo, dhe erdhi trajneri i ri, Ole Solskjer, nisi të luajë si i rilindur, por më pas forma e tij përsëri ra dhe shumëkush për krizën, në të cilën janë përfshirë “djajtë e kuq”, ngarkojnë me faj këtë futbollist francez, për të cilin thuhet se ka ndikim të madh në dhomën e zhveshjes së Junajtidit.
Sfidanti.al