Skandali i arbitrit portugez, përplaset me lojtarin e nxjerr me të kuqe

Porto pësoi një humbje 1-0 ndaj Moreirense në Kupën e Portugalisë, por në këtë ndeshje ndodhi një episod shumë qesharak. Mbi të gjitha, skuadra vendasi luajti me dy lojtarë më pak, pas largimit me karton të kuq të Danilos dhe Jasin Brahimit. Ndëshkimi i të parit është një skandal i vërtet.

Gjyqtari Luis Godinjo po lëvizte në fushë për të gjetur një pozicion të përshtatshëm, por u përplas me mbrojtësin e Portos. Në vend që t’i kërkonte ndjesë ai bëri të kundërtën, i tregoi kartonin e dytë të verdhë, duke e nxjerrë nga fusha e lojës. Futbollisti Danilo ka reaguar në Instagram, duke e cilësuar si një vendim absurd, pasi e ka parë disa herë këtë episod.