Sipas akordit, Nejmari vjen këtë verë tek Barcelona!

E zbulojnë mediat katalanase, dhe nuk është keq t’u besohet. Një marrëveshje qenka arritur verën e kaluar mes Nejmarit dhe Barcelonës, me dy pikësynime kryesore. Së pari, që braziliani të mos shkonte tek Reali, siç u diskutua gjerësisht, dhe së dyti, që ai të vinte në “Kamp Nou”, në mos në 2019, të paktën në 2020. Klubi iKatalonjës ia siguroi këtë gjë, dhe braziliani vazhdoi tek Paris SG edhe këtë sezon, ndonëse e nisi me përplasje me tifozët, dhe e vazhdoi me gola e me dëmtim.

E përditshmja “El Mundo Deportivo” shkruan se akordi mes palëve u arrit në një takim në Hotelin “Arts” të Barcelonës verën e kaluar. Nejmari u largua nga “Kamp Nou” në mënyrë demonstrative në 2017, por vetëm pas dy sezonesh u mërzit në Francë, për shkak të diferencës së nivelit të Ligës franceze me La Ligën. Për të, PSG pagoi 222 milionë euro, ndërsa duhet parë sesa do t’i kushtojë Barçës, nëse me të vërtetë do ta marrë.

Sfidanti.al