Sindromi Piontek ! Nga katër anët lavdërime dehëse për sulmuesin

Sulmuesi i ri i Milanit, Krishtof Piontek, luajti shkëlqyeshëm në ndeshjen e tij të parë me bluzën kuqezi, duke shënuar dy gola brenda 27 minutash dhe duke i dhënë fitoren ekipit të vet në ndeshjen çerekfinale kundër Napolit, të zhvilluar në “San Siro” në kuadrin e Kupës së Italisë. Trajneri i Milanit, Xhenaro Gatuzo, nuk gjen dot fjalët që ta lavdërojë futbollistin e ri polak:
“Piontek? Goli i dytë ishte i jashtëzakonshëm. Ai është një sulmues fantastik dhe ne jemi mjaft të kënaqur që e kemi atë në radhët tona. Të gjithë lojtarët luajtën shkëlqyeshëm, por Pionteku dallonte nga të tjerët”, deklaroi mbas ndeshjes Gatuzo. Edhe kapiteni Alesio Romanjoli nuk i kurseu vlerësimet për sulmuesin e ri polak:
“Ne u treguam konkurrues gjatë të gjitha 90 minutave. Ne e nisëm shumë mirë ndeshjen me Krishtofin dhe unë e uroj atë për këtë debutim të shkëlqyer”.
Sfidanti.al