Si e ka hallin Marselo? Me Ronaldon Juventusi fiton Championsin!

Mbrojtësi i Realit të Madridit, Marselo, konsideron se Juventusi ka shanse të mira që ta fitojë Ligën e Kampioneve (LK), sepse tani klubi torinez ka në përbërje të vet Kristiano Ronaldon.

“Mua më pëlqen kampionati italian, sepse ai është i fortë dhe ka histori të pasur. Juventusi ishte pranë fitimit të Ligës së Kampioneve, por që të fitosh në konkurrimin më elitar evropian të klubeve është diçka shumë e vështirë. Ajo është qershia mbi tortë ne jetën e çdo futbollisti. Tani që Ronaldo ndodhet atje, shanset e Juventusit që ta fitojë Ligën e Kampioneve, janë rritur edhe më shumë”, deklaroi Marselo në gazetën italiane, “Gazeta delo Sport”.

Sfidanti.al