“Shtëpia historike” ku janë fshehur 150 milionë euro të Ronaldos

“Der Shpigel”, gazeta e njohur gjermane  ka zbuluar “ishullin e thesarit” të Kristiano Ronaldos, i cili për t’i shpëtuar taksimit të milionave, ka shkuar në arkipilegun Virgjinë Britanikë, 100 kilometra larg Porto Rikos.  Duket si skenar i një filmi, por është shumë e vërtetë se 150 milionë euro të yllit portugez të Realit janë strehur në zyrën e një shtëpia të thjeshtë dykatëshe,  dritaret e së cilës qëndrojnë më shpesh mbyllur sesa hapur dhe poshtë saj gëlojnë njerezit pët të blerë ilaçe.

Siper kesaj farmacie, ku banorët hynë e dalinper të blerë ilaçe për hallë të ndryshme, ndofta edhe për shkak të futbollit të milionave, që ndihmon më shumë per dhimbje koke, ndodhet zyra modeste që lodron me shifrën e 150 milionë euro të Ronaldos, ndërkohë që në Spanjë janë hedhur shumë dyshime për “golin e fshehtë” që do t’i japë Topin e Artë atij. Në këtë vend, që mund të konsiderohet një ishull parash të “palara”, operojnë 600 ndërmarrje fantazmë, me misionin për të shpëtuar taksimit.

Sfidanti.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *