Shqipëria humb mjeshtrin korçar të topit, Milutin Kërçiç! Shkëlqeu në brezin e madh të Skënderbeut!

Titujt i fitoi shumë vonë. Milutin Kërçiç u shpall kampion i Shqipërisë me Skënderbeun vetëm në rolin e anëtarit të stafit teknik, jo në vitet kur luante futboll. Sot kur klubi korçar jep lajmin e ndarjes së tij nga jeta, dashamirësit e sportit në Shqipëri janë të kënaqur që ai të paktën i mori medaljet e tij.

Ish-ylli i skuadrës korçare të viteve 70-të e 80-të u afrua në vitin 2010 në staf nga ish-presidenti Agim Zeqo dhe u shpall tri herë kampion i vendit. Milutin Kërçiç u shua në moshën 63-vjeçare, pra ende tepër i ri, ndërsa kishte probleme në zemër. Ai ishte operuar pak kohë më parë, ndihmuar pikërisht nga ish-presidenti Zeqo, por nuk mundi ta kalonte sëmundjen.

Së bashku me vëllanë e tij, Vinçencin, ishin dy nga lojtarët më të mirë të Skënderbeut për të cilin luajti në vitet 1976-1983 duke iu afruar titullit kampion në 1977. Ai brez ishte i dyti i madh i korçarëve pas ekipit të viteve 30-të që u shpall kampion i Shqipërisë me Teli Samsurin. Kërçiç jetoi për shumë vjen ngë Guci të Malit të Zi, nga e kishte origjinën, ndërsa në karrierë luajti për Shqipërinë U21, si dhe një ndeshje me kombëtaren.

Sfidanti.al