Shpërthimi i Gatuzos, një leksion për ata që nuk besojnë tek racizmi!

Shumëkush sot mendon se duhet të dalësh me flamur, të përjashtosh nga mundësitë një pjesë të popullsisë, apo të vrasës, djegësh e përndjekësh, që të meritosh emrin racist. Këta njerëz siç duket e kanë harruar se e kanë harruar se çfarë lufte është bërë për dekada, madje me shekuj, kundër racizmit, dhe se sot nuk mund të ketë fytyrën e dikurshme. Ajo që ndodhi me Xhenaro Gatuzon në stadiumin “San Paolo”, në fund të ndeshjes Napoli-Lacio, është një leksion për modernët që mendojnë se historia ka përfunduar me kohë, dhe se tani gjithçka shkon vaj, e pandryshuar, si një vijë e drejtë. “Terrone, terrone, duhet të vish të ma thuash në sy fjalën terrone”, – u shpreh Gatuzo, duke iu drejtuar një pjesëtari të stafit teknik të trajnerit lacial, Inzagi. Pas kësaj shpërtheu sherri që të gjithë e dimë, dhe ku edhe Igli Tare, drejtori sportiv i Lacios, shkoi të qetësonte Gatuzon. Tare, si shqiptar, të paktën duhet ta kuptojë ofendimin e trajnerit të Napolit, ndërsa pjesëtari i stafit teknik të Inzagit, më pas, kërkoi falje.

Sfidanti.al