Sanço, kur Bundesliga gjermane mahnitet nga një … anglez?!

Dikur në vitet 70-të e 80-të, kampionati teuton u dashurua me Kevin Kiganin, ndërsa në fund të viteve 90-të e fillim të viteve 2000, për Bajernin luajti një djalë shembullor si Ouen Hargrivs. Sot, Bundesliga gjermane sërish dëgjon me kënaqësi anglishten, tashmë të përfaqësuar nga një 20-vjeçar si Xhejdën Sanço. Ylli i ri i Dortmundit dha asistin numër 50 në Bundesligë, duke e realizuar në 99 ndeshje, më pak sesa çdo lojtar përpara tij, pra një rekord gjerman. Në moshën 20 vjeç e 330 e ca ditë, Sanço u bë edhe lojtari më i ri që arriti në 35 gola në Bundesligë, ndërsa këtë herë shënoi edhe golin e 36-të. Natyrisht, nuk ka ndonjë habi të madhe që ndodh kjo, ashtu siç Erling Halandi e Robert Levandovski janë yjet e tjerë të huaj që dominojnë golin, jetojmë në epokë globale. Po ashtu, nuk është habi që Sanço kërkohet nga klube nga më të mëdhenjtë e Europës si Reali, Mançester Junajtidi apo Barcelona.

Sfidanti.al