Sakrificë e jetës për Flamurtarin: pasi i mbyllën xhepat, t’i mbyllin ..gojën!

Ky është rasti tipik që tregon se në Vlorë nuk mund të mbyllet goja, qoftë për shkak të traditës, qoftë për sepeb të parasë. Futbollistët e Flamurtarit, ata që disa javë më parë, festuan golin duke pozuar të krekosur në qiellin e shtatë, sapo kanë ndezur fitilin e rebelimit brenda klubit. Të parët janë “bomberat” Alvesh dhe Bushiç, të tjerët po marrin vrull…Sa ironike metamorfoza! Dikur, ishte shefi Sinan Idrizi që kur fliste shkaktonte frikë deri në palcën e Federatës. Tani, kanë ndryshuar portat e frikës dhe është Sinani që s’duron dot kur flasin futbollistët e tij, sidomos kur tregojnë sekretin e zi se “brekët e klubit” e kanë llastikun të liruar ndjeshëm…
“Ju ndalohet të flisni në media, të jepni deklarata apo intervista pa dijeninë e klubit. Në të kundërt do të gjobiteni. Lojtari s’duhet të bëjë asnjë koment me palët e treta për çështjet që kanë të bëjnë me klubin..” Me një fjalë, mbyllni gojën ose ju mbyllëm derën! Por futbollistët kanë ofertën e tyre sfiduese : e mbyllim gojën, por mos na mbyllni ..xhepat! Pse ky do të jetë fundi i “revolucionit”? Sa bujshëm nisi me autobuzin-robot që kur u fik thanë se është për të prishur syrin e keq, me projektin e stadiumit, i cili ruhej në kasafortë nga frika se mos vidhej nga hajdutët e projekteve,( tani në kohën e stadiumeve) dhe në fund , një ekip ëndërr që do të ngjitej si avion drejt titullit, më i sigurt se avionët e kompanise shefit …
Sfidanti.al