Sadiku e Grezda shënojnë, të dy kanë numrin e fatit të 5 golave!

Papritur për të kishte kritika. Armando Sadiku nuk po merrte hapësirën që dëshironte tek Legia e Varshavës ndaj edhe e shfrytëzoi shansin. Sulmuesi i kombëtares shënoi dy gola në ndeshjen e Kupës, që Legia e fitoi 3-1 në fushën e Bitovias së Bitovit. Sadiku hapi rezultatin në 2’, pastaj vulosi suksesin në minutën e fundit. Këtë sezon, shqiptari ka konkurrencën e një sulmuesi më të ri polak, Jaroslav Niezgoda, i cili ka pasur mesatare më të mirë gol/minutë.

Në total, Sadiku ka shënuar 5 gola këtë sezon, nga të cilët 2 në kampionat, 2 në Kupë dhe 1 në Europë. Po 5 gola ka shënuar edhe Eros Grezda. Futbollisti i talentuar i krahut që luan në Kroaci për Osijekun, shënoi në fitoren 4-0 në fushën e Zadarit, në përballjen e kupës. Grezda realizoi golin e dytë në 49’, dhe ka 3 gola në kampionatin kroat, 1 në Kupë dhe 1 në Ligën e Europës.

Sfidanti.al