Sa peshon Fabregasi? Bëhet pengesë për transferimin e Azarit për te Reali

Mesfushori spanjoll i Çelsit, Cesk Fabregas, po përpiqet që ta bindë “kolegun” e tij në ekip, Eden Azar, që të mos ikë nga “Stemford Brixhi”. Futbollisti belg, sikurse thuhet përgjithësisht, është vënë në shenjëstër të klubit “mbretëror” dhe ka shumë mundësi që ai të transferohet për në “Santiago Bernabe”, ndërkohë që që andej është larguar tanime Kristiano Ronaldo që iu bashkua Juventusit.

Por, sidoqoftë, Fabregasi mund t’ua prishë planet “mbretërorëve”. “Ai është lojtari më i mirë në ekip dhe është e rëndësishme që klubi t’i mbajë lojtarët më të mirë për vete. Ai e di që tifozët e duan shumë. Ne e dimë se Reali po interesohet për të, por unë do të bëj gjithçka të mundur që Edeni ta mos largohet nga Çelsi”, vuri në dukje Fabregasi.
Sipas informacioneve të fundit, Reali i Madridit është gati që të ofrojë 140 milionë euro për Azarin.
Sfidanti.al