Sa i madh qenke Obamejang, Reali jep 80 milionë euro plus Hamesin!

Ishte e qartë se ka talent dhe potencial aspak të vogël, por nuk mendohej se edhe klubi më i madh i botës “do të linte kokën” për të. Pje-Emerik Obamejang me gjasë do të kalojë në “Santiago Bernabeu”, pasi Reali po përpiqet ta marrë nga Arsenali. Sulmuesi afrikan duket se “rëndoka” shumë në “peshore”, pasi presidenti madrilen, Florentino Perez, dhe trajneri Zinedin Zidan, janë gati të japin rreth 80 milionë euro për kartonin e tij, plus edhe Hames Rodrigezin.

Madridi po përpiqet të përfitojë nga momenti kaotik në Londër me Arsenalin të mbetur pa trajner pas shkarkimit të Unai Emerit, ndërsa ende nuk dihet se cili do të jetë pasardhësi i tij. Obamejangu ka shënuar 40 gola në 55 ndeshje të Premier Ligës për “topçinjtë”, dhe së fundmi klubi e nderoi me shiritin e kapitenit, pasi ia hoqi Granit Xhakës. Arsenali shpenzoi shumë për Obamejangun, gati 65 milionë euro, shifra-rekord e atëhershme e transferimeve, por pritet të fitojë dyfishin nëse sulmuesi shkon tek Reali.

Sfidanti.al