Rusia e nis si Rusi mund 5-0 sauditët dhe sheh kualifikimin

Rusia e nisi Botërorin me këmbën e duhur duke lënë prapa çdo dyshim ndaj skuadrës vendase. Formacioni i përkrahur nga gati 80 000 tifozë në stadiumin “Luzhniki” të Moskës mundi 5-0 Arabinë Saudite dhe hodhi një hap të madh drejt kualifikimit për në turin e dytë. Ndryshe nga sa mendohej, rusët nuk hasën shumë vështirësi përballë skuadrës arabe, e cila ndoshta mund të ketë ndjerë lodhje ngaqë lojtarët (besohet të gjithë) janë duke mbajtur ditët e fundittë Ramazanit.

Sidoqoftë, kryesisht fitorja ishte meritë e skuadrës së trajnerit Çerçesov e cila tashmë e sheh veten në pozicion shumë të mirë në grupin A, duke marrë 3 pikë, duke pasur golaverazh shumë të mirë dhe duke hequr presionin nga vetja, e duke ia kaluar kundërshtarëve. Golat u shënuan nga Gazinski, dy herë nga Çerishev dhe një herë nga Artjom Xhiuba e Golovin.

Sfidanti.al