Rumenige: Mos mbyllni kampionatet, futbolli është mbi këmbë argjili!

Kur edhe shefi i plotfuqishëm i një klubi kaq të sigurt si Bajerni është kaq i shqetësuar, do të thotë se punët nuk janë mirë. “Kampionatet nuk duhen ndaluar, – bëri thirrje Karl-Hajnc Rumenige, shefi ekzekutiv bavarez, – jo vetëm kaq, por me formatin aktual (pa tifozë) shumë klube do të zhduken”. Rumenige thekson se janë të gjitha gjasat që edhe klube si Bajerni ta mbyllin vitin me humbje financiare. “Futbolli është i ndërtuar mbi këmbë argjili, – i ra drejt ai, – mjaftojnë probleme të tilla për të na rrëzuar. Nëse nuk do t’i hapim stadiumet për tifozët, njerëzit do të mësoheshin t’i shikonin ndeshjet në televizor”. Një alarm i vërtetë, por nga ana tjetër duhet parë mundësia e uljes së rrogave, sepse ato kontrata nuk janë “shkrime të shenjta”. Rrogat shumëmilionëshe kanë ardhur nga paratë e tifozëve, kur këta nuk paguajnë më, edhe yjet e futbollit duhet të jenë diçka më të varfër. Le të kenë fatin e të gjithëve.

Sfidanti.al