Rrogat shqiptare në Serinë A, nga milionerë deri për “bukën e gojës”!

Italia vërtet ka një futboll të madh, një nga pesë kampionatet më të fortë të botës, dhe një nga më të paguarit, por jo kushto merr para “sa i do zemra”. E tregojnë rrogat e futbollistëve të kombëtares shqiptare që luajnë aty, apo edhe ndonjëri që është i Kosovës. Pagën më të lartë ndër ta e ka një nga kapitenët e Shqipërisë, Elseid Hysaj, që sipas “La Gazeta delo Sportit” paguhet 1.6 milionë euro në sezon. i vlerësuar lart edhe Tomas Strakosha me 1.2 milionë euro në vit tek Lacio dhe Etrit Berisha tek Spal, të dy me nga 1 milionë. Kjo është edhe rroga e lojtarit me origjinë shqiptare, Riza Durmishi tek Lacio.

Shumë të tjerë paguhen mjaft më pak. i tillë Berat Gjimshiti tek Atalanta që duhet të kënaqet me 400 000 euro në sezon, Emanuele Ndoj tek Bresha me 200 000, Dermaku me 180 000 tek Parka, apo Marash Kumbulla me rreth 100 000 apo më pak tek Verona. Edhe lojtari mjaft cilësor i Kosovës, mbrojtësi Amir Rrahmani, nuk merr më shumë se 300 000 euro në vit tek Verona.

Sfidanti.al