Rroftë bojkoti ! Vdiq koha kur arbitrat rriheshin me lejen e FSHF-së…

E kishin pyetur këto ditë proteste një arbitër të Superligës se kur do ta ndalonin bojkotin, kur do ta fillonin përsëri lojën se po plasim! Përgjigja ishte lakonike, por dhe shumë pikante: “ Kur të na thonë shefat!”. Thonë se Shqipëria e futbollit, ajo që konsiderohet miniera më e pasur e dhunës, kishte nevojë për një javë pushim, sidomos kur mendon se për shkak të dhunës u realizua edhe takimi i shumëpritur, i vonuar disi, midis zotave , atij të politikës dhe këtij të topit. Thonë se kombinimi i tyre, Rama – Duka do të rindizet, si në ditët e lavdishme të Europianit, dhe stadiumet tona do të “mbushen” përsëri me policë. Shpresa është aq e madhe sa disa besojnë se këtë herë do të kthehen policët, do të kthehen edhe tifozët, do të kthehet “besimi”, madje do të kthehen edhe bastet për popullin që të mos jenë vetëm për ekipet dhe presidentet e tyre!
Fundja fundit, Superliga është një tokë specifike e cila nuk jeton dot pa dhunë e pa marifete që e mbajnë gjallë jetën në prapaskenë. Ajo që synohet është menaxhimi i dhunës, ta dhunojmë popullin e futbollit me anë të arbitrave, madje edhe vetë klubet, por.. pa arritur që ata të ngrihen kundër sistemit. Një grusht kundër arbitrtit, tani që jemi futur në krevatin e UEFA-s, nuk është nje grusht me vitamina si atëherë kur ishim të ..izoluar .Ndaj, Kamza u dënua skajshëm, duke u shpallur si një model alibie, se në Shqipëri iku koha kur arbitrat rriheshin edhe me lejen e FSHF-së dhe dhunuesi pritej në zyra si hero…

G.Sinemati
Botuar ne gazeten Panorama Sport