Ronaldo zbulon të vetmen dobësi të Juventusit!

Kristiano Ronaldo, sigurisht, qëështë kërcënimi më i madh për portierin e Juventusit, Xhixhi Bufon, në ndeshjen finale të Ligës së Kampioneve të Evropës që do të zhvillohet në Kardif, më 3 qershor, mes Realit të Madridit dhe Juventusit të Torinos dhe, shtatë ditë para zhvillimit të kësaj finaleje të shumëpritur, ylli kryesor i “mbretërorëve” bën një analizë interesante për këtë ndeshje. Ky futbollist portugez potencon se shanset e të dy ekipeve janë të njëjtë, por, sidoqoftë, vë në dukje se ai dhe bashkëlojtarët e tij duhet të shfrytëzojnë të vetmen dobësi të ekipit kampion italian, konkretisht, hapësirën që lojtarët e tij lejnë në mbrojtje, kur organizojnë kundërsulmet. “Juventusi është një ekip i përkryer, kështu që nuk është rastësi që ne do të luajmë me të në finale. Ky ekip ka fituar kampionatin dhe Kupën e Italisë, kështu që përballë ne do të kemi një kundërshtar të fortë e të papërshtatshëm dhe ne e dimë se gjithçka do të jetë e komplikuar. Ata përpiqen që të markojnë nga afër, sikurse bëjnë edhe lojtarët e Atletikos. Juventusi, me të vërtetë, ka një mbrojtje të fortë,por, megjithatë, gjithnjë, ekziston një dobësi. Ne duhet që të reagojmë me shpejtësi dhe të shfrytëzojmë hapësirën që do të lejë Juventusi në mbrojtje, kur lojtarët e tij do të organizojnë kundërsulmet”, theksoi Ronaldo në një intervistë në sajtin e UEFA-s.

Sfidanti.al