Ronaldo sfidon Mesin pavarësisht Kovidit, e marta, dita e së vërtetë!

I përfundon sot 10 ditë karantinë (jo 14 siç është kërkuar vazhdimisht), por sërish nuk dihet nëse do të arrijë të luajë. Për të dielën vështirë të bëhet fjalë, pasi është shumë pranë dhe Juventusi ndoshta edhe nuk ka aq shumë nevojë për Kristiano Ronaldon për ndeshjen ndaj Veronës në Serinë A. Gjithsesi, “ora e alarmit” është vënë për të martën, ditën kur superylli portugez do të bëjë testin tjetër të koronavirusit për të marrë vesh nëse do të mund të jetë në fushë të mërkurën për Juventus-Barcelona. Luhet në Championsin e tij të preferuar dhe përballë duhet të jetë miku-armik Lionel Mesi. Që ditën e djeshme, Kristiano postoi një foto në Instagram, me diçiturën “stili i të enjtes”. Ai ka mjaft shpresë se do t’ia dalë, ndërsa do të vazhdojë të bëjë tampon edhe këto dy ditë, deri të shtunën.

Sfidanti.al