Ronaldo-Murinjo, një armiqësi e “dokumentuar” nga … Modriçi!

Kur është diskutuar për marrëdhënien mes dy portugezevë tek Reali i Madridit, gjithnjë është thënë se nuk ka qenë aspak e mirë, ndonëse “prova” të konflikteve nuk ka pasur. Ishte një gjë që dihej, dhe aq. Tashmë është ndryshe, pasi e “dokumenton” “dëshmitari okular”, Luka Modriç. Kristiano Ronaldo e Zhoze Murinjo kanë pasur përplasje verbale, dhe thuajse është mbërritur në kacafytje fizike, të shmangur nga ndërhyrja e lojtarëve të tjerë madrilenë.

“Ishte një ndeshje e Kupës ku ne po fitonim 2-0, dhe në një moment Kristiano nuk e ndoqi pas kundërshtarin gjatë një rivënieje anësore, – tregon Modriçi, – Murinjo u acaruar dhe ata të dy u “hëngrën” gjatë me fjalë në fushën e lojës. Kur po shkonim në pushim, Ronaldo ishte thuajse me lot në sy duke më thënë se po jepte maksimumin, por Murinjo vazhdonte ta kritikonte. Në dhomën e zhveshjes, konflikti vazhdoi dhe thuajse u zunë me grushta, por ndërhynë lojtarët”.

Sfidanti.al