Ronaldo, Mesi dhe Lebroni në krye të më të mirëve, Gjokoviçi i 20-ti!

Mediumi i njohur amerikan ESPN zhvillon çdo vit një anketë, në të cilën zgjidhen 100 sportistët më të mirë të botës dhe si kritere kryesore merren sesa herë emrat e tyre përmenden në internet, sa marrëveshje sponzorimi kanë dhe sa pasues kanë ata në rrjetet sociale.
Listën në fjalë e kryeson ylli i Juventusit, Kristiano Ronaldo, ndërsa menjëherë mbas tij vijnë Lebron Xhejmsi, Lionel Mesi, Nejmari dhe luftëtari i UFC-së, Konor MekGregor.
Në vend të gjashtë ndodhet Rozher Federeri, ndërkohë që në dhjetëshen e parë janë edhe Rafael Nadali (i 7-ti) dhe legjenda e golfit, Tajger Uds. Interesante është se raketa nr.1 e botës, Novak Gjokoviç, ndodhet në vend të 20-të, ndërkohë që portieri 41-vjeçar, Xhixhi Bufon, në vendin e 95-të!
Sfidanti.al