Ronaldo – ekzekutuesi më i dobët i goditjeve të lira në Serinë A!

Kristiano Ronaldo që nga fillimi i këtij sezoni ka shënuar 17 gola dhe ka dhënë gjashtë asiste golash, kështu që askush në Torino nuk ka se përse të ankohet nga ky futbollist as portugez. Sidoqoftë, ai zë një vend shumë të ulët në klasifikimin e ekzekutuesve të goditjeve të lira (statike) në Itali. Pozicioni i tij në këtë listë nuk është i ulët, por më i ulti, duke qenë se ai, në fakt, sa i përket këtij treguesi, zë vendin e fundit.
Në “Old Trafford” ai ka shënuar 13 gola në situata të tilla gjatë gjashtë viteve, kurse te Reali i Madridit – 30 gola gjatë nëntë sezoneve.
Edhe tani ai ka besimin e trajnerit Masimo Alegri, që të ekzekutojë goditjet e lira te Juventusi, por nga 13 përpjekje të tilla ai nuk ka shënuar asnjëherë!