Rivalët le të tremben, ky Bajern është duke luajtur me … 13 lojtarë!

Në fushë natyrisht janë 11, por sipas analistit Raimund Hinko, skuadra e trajnerit Hansi Flik, ka një “formulë magjike” për të qenë në superioritet numerik ndaj kundërshtarëve. Hinko, i shkruan një letër publike Xhoshua Kimihut, në kolonën e tij në tabloidin “Bild”, ku e siguron se “jam unë që të shkruaj këtë letër, e kush tjetër”, dhe duke e lavdëruar për mënyrën sesi po luan në dy ndeshjet e fundit (Leverkusen, Mainc).

“Hansi Flik bëri mirë që ju nxorri në krah të djathtë, dhe Salihamixhiçi nuk ka pse lodhet për një lojtar në atë pozicion, – shkruan Hinko, – ju mund të luani edhe në krah të djathtë, dhe njëkohësisht edhe përpara mbrojtjes, në rolin e numrit 6. Bajerni është me 13 vetë në fushë përderisa ju bëni dy role, dhe Manuel Nojer është edhe portier, edhe mbrojtës i lirë. Po ashtu, ti ke Leon Goreckën që të ndihmon në mesfushë, ndërsa Robert Levandovski nuk ka ndërmend të ndalet, si dhe Tomas Myleri është gjithnjë i frymëzuar”. Ky Bajern, sipas Hinkos, pavarësisht problemeve është tepër i fortë. Edhe pse ka 8 ndeshje që pëson gol i pari, nuk humb por arrin 5 fitore e 3 barazime. Kimih është një udhëheqës, një lojtar që luan dy role, një njeri që ka marrë për dore Leroi Sanenë për ta bërë “lojtar prej Bajerni”. Një fat për bavarezin që kanë kapitenin e së ardhmes, por që luan aktualisht si kapiten.

Sfidanti.al