Realit po i besojnë se mund t’ia dalë ndaj Barçës në La Liga!

Fitorja në fushën e Alaveshit nuk ishte diçka e jashtëzakonshme, aq më tepër që u arrit me rezultatin 2-1. Sidoqoftë, lojtarët e Realit, trajneri i tyre Zidan, dhe mediat madrilene janë në një “emërues të përbashkët”, në atë që kjo skuadër ka vullnetin dhe karakterin për të fituar titullin. Të mos harrojmë, nuk do të jetë aspak një detyrë e lehtë, pasi Barcelona ka fituar 8 nga 11 kampionatet e fundit, dhe kjo statistikë flet vetë, veçse Madridi është optimist.

“Fitorja në një fushë të tillë na jep jetë, – u shpreh Zidani më pas, – luajtëm me shumë personalitet”. Marselo shton se “luajtëm shumë mirë, ia dolëm ndaj goditjeve të dhunshme, shkelmave, reshjeve të shiut dhe të ftohtit, titulli fitohet me ndeshje të tilla”. Gazeta “Marka” titullon se “Ku Real, po që ka dëshirë që ta fitojë La Ligën”. Gazeta “AS” e lavdëron skuadrën madrilene, por thekson se Alaveshi mund të meritonte një penallti, që mund ta ndryshonte fatin e ndeshjes. Gjithsesi, kjo nuk e prish humorin në “Santiago Bernabeu”, ndoshta ky është viti i titullit.

Sfidanti.al