Reali mendon se rroga e Modriçit duhet t’i përgjigjet statusit të tij!

Nuk është se fiton pak, plot 8 milionë euro në sezon, por për momentin nuk janë mjaftueshëm. Luka Modriç është sot Topi i Artë i Botërorit dhe një nga tre pretendentët kryesorë për Topin e Artë të vitit 2018, i vetmi që ende ndodhet tek Reali, dhe klubi madrilen, e kupton se duhet një ndryshim.

Presidenti Florentino Perez po mendon për rritje rroge, e cila mund të shkojë në 10 milionë euro në sezon (aq sa ofron Interi), ose edhe më shumë, në atë që mund të quhet kontrata e fundit e madhe e kroatit në karrierë. Modriç është 32 vjeç dhe shpejt do të mbushë 33, por Reali e quan vendimtar për skemat dhe lojën e tij, ndaj rritja e rrogës duket e vendosur. Nuk dihet, ndërkaq, nëse kjo do ta bindë mesfushorin që të mbetet në “Bernabeu”.

Sfidanti.al