Reali ka besim që Mbape nuk do t’i tradhëtojë me rinovim tek PSG!

Nuk dihet nëse kampioni i botës do t’i justifikojë shpresat e “merengesve”, të cilët synojnë të kursejnë dhjetëra e dhjetëra milionë euro, tepër të vlefshme sidomos në këtë kohë krize financiare. Tek Reali i Madridit besojnë se Kilian Mbape nuk do të rinovojë kontratën me Paris SG, për t’ia bërë më të lehtë klubit spanjoll që ta marrë verën e ardhshme.

Kontrata e Mbapesë vlen deri në 2022, dhe nëse ai nuk rinovon, në Paris do të jenë të detyruar për të pranuar transferimin me fitim të ulur vitin tjetër, në mënyrë që të shmangin skenarin më të keq, humbjen e lojtarit me parametër zero pas dy vjetësh. Në kushte normale, Realit do t’i duheshin 250 milionë euro për të siguruar kartonin e 21-vjeçarit, dhe kjo mund të ndodhë nëse ai pranon të hedhë firmën në kontratën e re. Nëse jo, vlera do të zbriste mjaft, ndoshta nën 200 milionë euro. PSG e mori Mbapenë për 180 milionë euro në 2017 nga Monako, dhe sulmuesi e ka justifikuar veten duke shënuar 90 gola në 120 ndeshje.

Sfidanti.al