Rahim Sterlingu “balerina” me top, lojtari më i paguar në Premier Ligë?

Rahim Sterlingu, gjatë këtij sezoni, po luan shkëlqyeshëm dhe në 19 ndeshje ka shënuar 13 gola, ndërsa ka dhënë katër asistenca goli, duke u bërë një nga futbollistët më të mirë të ekipit fantastik aktual të Mançester Sitit. Për ndeshjet e shkëlqyera që po zhvillon Sterlingu, atij do t’i jepet, së afërmi, një kontratë e re mjaft e mirë, sipas së cilës ai do të bëhet lojtari më i paguar në Premier Ligë. Kështu, Sterlingu do të fiojë 340 000 euro në javë, pra, 100 000 euro më shumë se Pol Pogba i Mançester Junajtidit.

Sterlingu ka ardhur te Mançester Siti, më 2015, nga Liverpuli, pasi për të u paguan 62,5 milionë euro, ndërkohë që kontrata aktuale atij i skadon, më 2020 dhe ai fiton, tani, 200 000 euro në javë.

Sfidanti.al