Racizmi merr në qafë Dele Alin, pezullohet për sfidën Totenhem-Man. Junajtid!

Është një nga lojtarët më të mirë të ekipit, një nga shpresat më të mëdha. Gjithsesi, Zhoze Murinjo nuk do ta ketë Dele Alin për sfidën e madhe ndaj Mançester Junajtidit, në rifillimin e Premier Ligës pas ndërprerjes së koronavirusit. Ylli i Anglisë është pezulluar nga Federata Angleze e Futbollit, pas videos me përmbajtje raciste që ai publikoi në rrjetet sociale. Po ashtu, klubi i tij, Totenhem Hotspuri e kritikoi sjelljen e sulmuesit.

Dele Ali e fshiu videon për pak minuta, por përmbajtja e saj qarkulloi në gjithë botën, dhe kishte të bënte me një burrë aziatik që paraqitej si burim i koronavirusit. “Korona çfarë? Ju lutem dëgjojeni me zë”, – ishte komenti i tij në video. Ylli kërkoi dy herë falje për veprimin e tij, por kjo gjithsesi nuk ia shmangu pezullimin për 1 ndeshje. Po ashtu, ai u gjobit me 50 000 paundë stërlina, diçka shumë e vogël për rrogën e tij tepër të lartë.

Sfida mes Totenhemit dhe Mançester Junajtidit do të luhet të premten tjetër, dhe është shumë i rëndësishëm sepse dy skuadrat luftojnë për kualifikim në Champions sezonin e ardhshëm.

Sfidanti.al