Pyetje interesante – Solskjerit: A je ti njeriu i duhur për këtë punë?

Mbas ndeshjes që Junajtidi barazoi 1-1 me Hadersfildin e vendit të fundit, trajneri Ole Solskjer deklaroi se, sado që i dhimbshëm mund të jetë moskualifikimi i ekipit të tij në Ligën e ardhshme të Kampioneve, ata janë të detyruar të vazhdojnë më tej.
“Sigurisht që gjithnjë të dhëmbë, kur nuk fiton një ndeshje që duhej ta fitoje. Ne, në fakt, luajtëm në sulm, krijuam raste dhe duhet të kishim shënuar jo një, por më shumë gola. Mbas pësimit të golit, ne nuk arritëm që të shënonim golin e dytë, pasi nuk e ngritëm nivelin tonë të lojës. Sidoqoftë, tani ne duhet të vazhdojmë më tej”, deklaroi Solskjeri.
Më pas, vijoi një pyetje interesante nga një gazetar: “A je ti njeriu i duhur për këtë punë?”
Dhe Solskjeri u përgjigj menjëherë: “Sigurisht që jam”!
Sfidanti.al