PSG, sa e vështirë të rinovosh kontratën me Kilian Mbapenë!

Fjalët e Zinedin Zidanit me gjasë kanë goditur në shënjestër, ndërsa nervozizmi i Leonardos e pati një shkak të fortë. Nga Franca, e përditshmja “L’Ekip” shkruan se Paris SG po provon vështirësi të mëdha për të bindur Kilianë Mbapenë që të rinovojë kontratën. Marrëveshja e tanishme vlen deri në 2022, dhe kjo detyron parizienët që ose të gjejnë një akord, ose të detyrohen të pranojnë largimin e Mbapesë verën e ardhshme. Në 2021 do të ishte shumë vonë, dhe vlera e kartonit do të binte ndjeshëm.

Si është, pra, gjendja me 20-vjeçarin në “Park dë Prensis”? Mbape, sipas “L’Ekipit” autorizojë njerëz të besueshëm që të gjenin një mundësi që ai të largohej nga PSG-ja, dhe kjo ndodhi pas eleminimit në Champions nga Mançester Junajtidi. Parizienët e kanë të vështirë t’i bëjnë një ofertë financiare të pranueshme, pasi kampioni i botës do të kërkonte shifrat e Nejmarit, 30 milionë euro në sezon. Braziliani ka klauzola nga të cilat e nxjerr vetë një të tretën e rrogës, por Mbape nuk e bën dot këtë, ndërsa Loja e Ndershme Financiare e UEFA-s ka vënë kufizime. “L’Ekip” shkruan se Paris SG nuk i ka bërë asnjë ofertë financiare sulmuesit, pasi nuk mundet ta bëjë këtë gjë. E ardhmja pra duket e mirë për … Realin e Madridit.

Sfidanti.al