Pse Unai Emeri është i bindur: PSZH-ja do ta eliminojë Realin?!

Trajnerit të PSZH-së,  Emeri Unai, në konferencën e tij të shtypit, në prag të ndeshjes së kampionatit me Strasburgun, iu bënë shumë pyetje lidhur me ndeshjen e fundit të Champions-it me Realin (3-1) dhe atë të kthimit në Paris.

“Unë kam mendimin se ne luajtëm mirë në Madrid, por futbolli i tillë është. Mund të luash më mirë sesa kundërshtari në pjesën më të madhe të ndeshjes, por, kur nuk i realizon shanset që të jepen, atëherë, mund të fitojë edhe kundërshtari. Ekipi ynë luajti mirë kundër ekipit më të fortë në botë. E pashë edhe njëherë ndeshjen në ‘Bernabe’ dhe, tani, jam i bindur se ne mund ta eliminojmë Realin në ndeshjen revansh. Ekipi ynë luajti mirë, por rezultati nuk ishte ai që dëshironim ne. Sidoqoftë, te ky rezultat ndikuan edhe gjëra të tjera që ndodhën në fushë. Duke qenë se ne nuk arritëm që të shënonim më shumë gola, ne duhet të punojmë më shumë në këtë drejtim”, deklaroi Emeri para gazetarëve francezë.

Sfifanti.al