Probleme luksi për Hajnkesin, Bajerni “po plas” nga shëndeti!

Vazhdimisht, që kur u kthye si trajner i Bajernit, Jup Hajnkesit, i është dashur të bëjë “arnime” në formacion dhe në skuadër, për shkak të dëmtimeve, sëmundjeve dhe pezullimeve. Në prag të duelit shumë të ndjeshëm të Bundesligës ndaj Shalkes, trajneri 72-vjeçar ka një problem tjetër, atë që duhet të zgjedhë formacionin, dhe 16 lojtarët e ndeshjes, nga një ekip i plotë, ku mungon vetëm një futbollist.

Vetëm Manuel Nojeri “I stazhionuar” ende nuk është gati, por Alaba, Martinez e Boateng janë në formë plotësisht. Po ashtu, Tomas Myler është kthyer, por çfarë zgjedhjeje do të bëjë tani Hajnkes? “E di se do të kem ndonjë problem, – u shpreh ai, – por, zgjedhjet e mia unë do t’ua them më parë lojtarëve sesa juve, gazetarëve”.

Bajerni kryeson bindshëm Bundesligën, me 53 pikë pas 21 ndeshjeve, shumë larg vendit të dytë. Hajnkes uron dhe shpreson që të mos ketë dëmtime, jo për të fituar kampionatin (që tashmë është i tiji), por për Championsin, ku e presin duele të mëdhenj.

Sfidanti.al