Portieri  i Realit, Navas kishte “njëqind duar” kundër Bajernit të Mynihut!

Reali i Madridit vuajti në “Santiago Bernabe”, ndërkohë që kishte momente, kur ai edhe mund të eliminohej në ndeshjen e dytë gjysmëfinale (2-2) të Champions-t ndaj Bajernit të Mynihut, por, në çdo rast, funksionoi mrekullisht pengesa e fundit – portieri Kejlor Navas që bëri tetë pritje, shumica spektakolare, dhe dukej sikur kishte “njëqind duar”!

”Çdokush mëson nga gabimet e veta. Unë bëra një gabim të madh në Mynih, por jam i lumtur që e ndihmova ekipin tim që të kualikohej për në finalen e madhe. Ne, në fakt, vuajtëm në ‘Bernabe’, por, sidoqoftë, ne ishim përgatitur për një ndeshje të tillë dhe luftuam deri në fund. Është privilegj që të mbrosh portën e Realit të Madridit dhe unë falënderoj tifozët që më kanë mbështetur, kur mua nuk më kanë ecur mirë punët. Tani, ne duhet të përgatitemi për finalen e madhe në Kiev dhe të përpiqemi që ta fitojmë trofeun e Champions-it për herë të tretë. Këtë mund ta bëjnë vetëm klubet e mëdhenj”, vuri në dukje Kejlor Navasi.

Sfidanti.al