Poketino për penalltinë: Na prishi të gjithë planet

Në finalen e tij të parë historike Totenhemi nuk arriti deri te trofeu i Ligës së Kampioneve, pasi u mund 2-0 nga Livepuli, për të cilin ndeshja nisi shumë mirë, 1-0 që në minutën e parë, kur pa filluar mirë loja në favor të “të kuqve” u dha penallti.

Topi goditi edhe  dorën e Musa Sisokos dhe gjyqtari slloven, Damir Skomina, tregoi menjëherë pikën e bardhë. Dikush thotë se ishte penallti, dikush tjetër – jo, nuk ishte. I një mendimi të tillë është edhe trajneri i Totenhemit, Maurisio Poketino:

“Ne të gjithë e pamë situatën. Kur në sekondën e 20-të jepet penallti, kjo t’i prish të gjithë planet që ke bërë. Penalltia ndikoi keq tek ekipi. Disa thonë se ishte penallti, por topi fillimisht goditi trupin dhe pastaj dorën e Sisokos. Sidoqoftë, gjyqtari mendoi se ishte penallti”, vuri në dukje Poketino.

Sfidanti.al