Platini për Ronaldon: Unë, kur u bëra 32 vjeç, mezi ecja!

Legjenda franceze e futbollit, Mishel Platini, që më shumë mbahet mend për lojën e tij të shkëlqyer me Juventusin, thotë se ai nuk e kupton transferimin e Ronaldos në Torino. Transferimi më i shtrenjtë gjatë kësaj vere ishte ai i Kristiano Ronaldos nga Reali i Madridit te Juventusi që pagoi për të 112 milionë euro. Tifozët juventinë janë gëzuar pa masë se kanë në ekipin e tyre lojtarin më të mirë në botë, por nuk mendon kështu ish-futbollisti i Juves Platini:

“Më duket disi e çuditshme që një lojtar në moshën 33 vjeç largohet nga Reali i Madridit, me të cilin ka fituar tre tituj të Ligës së Kampioneve me radhë. Kur unë ishte 32 vjeç, mua më deshën shumë ekipe, por unë “dola në pension” vetë, sepse e ndjeja veten të lodhur. Sidoqoftë, unë nuk e kuptova lëvizjen e tij. Nuk e di, nëse agjenti Mendesh, ia ofroi Ronaldon Juves apo ka ndodhur e kundërta”, vuri në dukje Platinia.

Sfidanti.al