Pirlo “i tërheq veshin” Juves: Fiorentina nuk duhet të përsëritet!

Me shpresë ajo ndeshje është lënë pas, por futbolli ashtu edhe jeta nuk i realizon synimet vetëm me shpresë. Andrea Pirlo e di se Juventusi i tij humbi shumë shkëlqim nga katastrofa shtëpiake 0-3 ndaj Fiorentinës, ndaj kërkon reagim sot në përballjen po për Serinë A ndaj Udinezes. Luhet sërish në “Stadiumin Alianc” të Torinos, aty ku u pësua humbja ndaj “vjollcëve” dhe kampionët nuk kanë të drejtë që të gabojnë përsëri.

“Ndaj Udinezes nuk do të jetë e lehtë, por duhet të shtrëngohemi sepse janari do të jetë i ngarkuar, – thotë trajneri, – ne i kemi të gjitha mundësitë për të qenë shumë më mirë sesa e mbyllëm 2020-ën”. Pirlo thotë se përveçse ka zhvilluar stërvitje, ai ka pasur një takim me futbollistët ku është folur për gjendjen. “Kemi folur që të hënën me ekipin, – thotë ai, – folëm për ndeshjen me Fiorentinën që e gabuam tërësisht. Gjithsesi, ishte një takim i bukur, produktiv. Duhet të bëjmë kthesë”. Juvja ka 24 pikë (dhe një ndeshje më pak), në vendin e 6-të.

Sfidanti.al