Piontek është Mesia i golit, Berisha dhe Gjimshiti..shyqyr me kaq!

Nuk ka zot që e ndalon sulmuesin e Milanit, Piontek. Një polak çudibërës, i gatuar me brumë të rallë sa edhe një gjysmë rasti e materializon në gol. Radhën për të provuar “ferrin” e tij e kishin dy shqiptarët e Atalantes, që ruajnë edhe “kasafortën” kuqezi, portieri Berisha dhe mbrojtësi Gjimshiti. Ky i fundit nuk e ndali dot “djallin e golave” edhe pse kishte marrë një superporosi..për t’iu ngjeshur aq pranë sa t’i dëgjonte edhe frymëmarrjen. Por ç’qe ajo ndodhi në Bergamo? Gjimshiti i dëgjoi të dyja, edhe frymëmarrjen e “fantazmes” dhe krismat e golave. Askush, madje edhe të mëdhenjtë e golit, zotat Mesi dhe Ronaldo, nuk do të kishin bërë dot atë marifet iluzionisti, kur nga hiçi lindin gola turbullues. Kujtoni golin e parë, sa i pafatë edhe Gjimshiti ynë, kur polaku shënon një gol sikur të ishte vetë Mesia, pa patur nevojë të shikojë nga porta…vetëm me një prekje,sikur të ishte biblike.

Shënon shumë dhe flet pak! Ky i mungonte Milanit që po mësohet keq, madje po përkëdhelet duke fituar “vjedhurazi”, edhe me 3 gola, në saj të magjisë së një lojtari, emri i të cilit është mister me vete kur shkruhet Piatek dhe thirret Piontek. “ Mbulimi i Gjimshitit ka qënë asfiksues” – ka thënë pas ndeshjes supermeni i golave të Milanit. Ky është polaku më i çuditshëm , edhe kur është pa topin, pasi i shënon 2 gola kundërshtarit.. flet për asfiksim nga markimi.

Sfidanti.al