Pioli e vendos stekën lart: Fitojmë Ligën e Europës për Championsin!

Nuk është rruga e vetme, madje nuk duhet menduar aspak kështu, por trajneri i Milanit e sheh edhe në këtë mënyrë. “Kemi dy rrugë për të shkuar në Champions, dhe kjo është njëra prej tyre, – tha Stefano Pioli, – pra, të fitojmë Ligën e Europës për të shkuar në Champions sezonin e ardhshëm”. Në fakt, objektivi është për të shkuar në Champions që nga kampionati, madje Zllatan Ibrahimoviç ka dëshirë të shkojë në Champions si kampion, pra të fitojë Serinë A. Të shohim sepse sezoni është tepër i gjatë, por për momentin Milani i ka bërë një nisje të shkëlqyer kampionatit, me 4 fitore në 4 ndeshje, pra me 12 pikë dhe në vend të parë. Sonte, kuqezinjtë luajnë në Gllazgou ndaj Sëlltikut, një ndeshje që mund të quhet e përballueshme, por gjithsesi jo pa probleme. Çalhanoglu nuk është në dispozicion, ndërsa Pioli thotë se derbi i ka marrë shumë energji. Gjithsesi, tekniku thekson se “Milani është në gjendje që të fitojë çdo ndeshje”.

Sfidanti.al