Pickim alla Ronaldo: Si ka mundësi që të gjithë janë fajtorë, veç Mesit?

Futbollisti legjendar brazilian, Ronaldo, konsideron se tifozët nuk i respektojnë sa duhet futbollistët e Barcelonës dhe ndërkohë ngrejnë lart më tepër sesa duhet Lionel Mesin.

“Para disa ditësh dëgjova se Barcelona humbi dhe u eliminua nga Liga e Kampioneve dhe se fajin e kishin Valverde, Kutinjo…, por jo Mesi. Kjo tregon mungesë respekti kundrejt të gjjithë futbollistëve dhe trajnerit”, vuri në dukje Ronaldo.

Sfidanti.al