Pesë minutat e mrekullisë së Etrit Berishës në stadiumin e Torinos!

Dihej që më parë se ishte një portier i madh i Serisë A. Shqiptari nga Kosova, Etrit Berisha, nderoi sërish veten dhe njerëzit e tij me të paktën tri pritje spektakolare për Spalin në fushën e Torinos. Nuk dihet nëse ai do të zgjidhet si lojtari më i mirë në fushë (shpesh, ky çmim shkon për golshënuesit), por padyshim që ishte një mrekulli. Berisha pati 5-minutëshin e tij, duke përë pritjet në minutat 29, 32 e 35 të pjesës së parë, e duke shpëtuar ekipin.

Në përfundim, Spali fitoi 2-1 duke marrë tri pikë tepër të rëndësishme, e duke qenë në vend të parafundit. Me 13 pikë, skuadra nga qyteti i vogël i Ferrarës ka shpresë të kalojë edhe Breshën, Sampdorian apo Leçen dhe të mbijetojë në Serinë A. Me një Berishë të tillë edhe mund t’ia dalë, ndërsa nderi iu bë nga Atalanta që nuk e mbajti portierin e kombëtares shqiptare.

Sfidanti.al