“Përshëndetje bardhezinj, jam De Ligti, dhe ja ku erdha!”

Me këto fjalë “fenomeni” i ri europian i mbrojtjes zbriti në aeroportin e Torinos. Nuk është mbërritja e një “Mesie” të re, por e një ylli “fringo”, që pritet ta bëjë edhe më shumë “Champions”, Juventusin italian. “Përshëndetje bardhezinj, jam Matijsi, – ishin fjalët e De Ligtit, – jam shumë i lumtur që jam këtu”. Pritja pra mori fund, dhe kapiteni 19-vjeçar i Ajaksit, tashmë një ish, do të veshë nesër fanelën e “Zonjës së Vjetër”.

De Ligti do të kalojë më parë vizitën mjekësore, edhe pse kjo pritet të jetë një rutinë, dhe ai të marrë “10 me yll”. Qindra tifozë juventinë ishin në aeroport, ndërsa kishin marrë vesh lajmin për mbërritjen e tij. Juventusi fitoi një konkurrencë të fortë me Barcelonën, Mançester Junajtidin dhe Paris SG, ndërsa besohet se do të paguajë deri në 75 milionë euro për kartonin e qendërmbrojtësit.

Sfidanti.al