Përse Çelsi beson se mund ta marrë “80-milionëshin” Paulo Dibala?!

Trajneri i tij tek Juventusi, Andrea Pirlo, nuk ka asnjë dyshim për klasin dhe rëndësinë e argjentinasit. Paulo Dibala jo më kot u votua si lojtari më i mirë i Serisë A sezonin e kaluar, por paradoksalisht ai mund të sakrifikohet nga kampionët e Italisë. Raportet që dolën në media disa javë më parë, por amplifikohen tani me interesimin e Çelsit. Frenk Lampard shpreson të arrijë sukses aty ku dështuan Totenhemi dhe Mançester Junajtidi, por përse ai është optimist?

Së pari, Dibala kërkon 15 milionë euro rrogë në sezon dhe, sipas raporteve, Juventusi nuk ka dëshirë të shpenzojë kaq. Së dyti, Pirlo ka edhe lojtarë të tjerë, sidomos Dejan Kulushevskin, me të cilin Kristiano Ronaldo po ndihet shumë mirë në lojë. Në ekip ka ardhur edhe Alvaro Morata, pra alternativat ekzistojnë. Së treti, kartoni i Dibalës vlen 80 milionë euro, një shifër që do ta ndihmonte financiarisht Juventusin edhe pse nuk është keq nga ana ekonomike. Argjentinasit i kanë mbetur edhe 2 vjet kontratë dhe presidenti Anjeli duhet të gjejë një zgjidhje, ose të rinovojë, ose të pranojë transferimin.

Sfidanti.al