Përparësia e Realit? Të gjejë një “sozi” për kapitenin Sergio Ramos!

Po thuhet këto kohë se që kur Kristiano Ronaldo u largua nga Madridi, skuadra e madhe spanjolle nuk po fiton dot trofe. Dakord, golat dhe frymëzimi i portugezit ishin shumë të rëndësishëm, por Reali mund të humbas edhe diçka më të madhe. Kapiteni Sergio Ramos është sot 34 vjeç dhe largimi i tij do të krijonte një boshësi të madhe. Ndaj Sitit, Reali ishte pa qendërmbrojtësin dhe anglezët gjuajtën 20 herë drejt portës, duke u ndalur shpesh nga portieri Kurtua. Pa Ramosin, Reali ka humbur 6 nga 7 ndeshjet e fundit në Champions. Kontrata përfundon vitin e ardhshëm, besohet se do të rinovohet, por mosha e kapitenit e bën të dyshimtë ruajtjen e këtij niveli, ndaj përparësi i Madridit duhet të jetë gjetja e një “sozie” të tij.

Sfidanti.al