Për këta tifozë ia vlen të luftosh deri në pikën e fundit të djersës!

Për herë të parë në historinë e Islandës, përfaqësuesja e saj arriti të kualifikohej për në një kampionat botëror. Përfaqësuesja e këtij vendi ishullor të vogël zuri vendin e parë në grupin e vet kualifikues të Kupës së Botës Rusi 2018, para Kroacisë favorite, e cila për kualifikimin e saj do të duhet që të luftojë në play off. Në ndeshjen e fundit, sikurse dihet, Islanda e konfirmoi kualifikimin, duke mundur në fushën e vet 2-0 Kosovën.

Në Evropianin e fundit (2016) të Francës, Islanda ishte një hit i vërtetë, pasi ajo skualifikoi Anglinë në 1/8-tën. Por, sidoqoftë, përshtypjelënëse ishin marrëdhëniet mes ekipit islandez dhe tifozëve të tij të zjarrtë. Mbas çdo fitoreje, barazimi ose humbjeje, përfaqësuesja e Islandës vendosej para tribunës së tifozëve të vet, të cilët i përshëndeste me thirrjen e lashtë vikinge, duke krijuar një atmosferë të mrekullueshme në stadium. Këto pamje fantastike u përhapën në të gjithë botën dhe kështu ndodhi edhe në ndeshjen e fundit, pas së cilës ajo siguroi kualifikimin për në Botërorin e Rusisë.

Sfidanti.al